Maqedoni

Taravari: Sporti do të ketë trajtim serioz

Kandidati presidencial i koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, në zgjedhjet presidenciale në Kumanovë, takoi sportistë, klube dhe veteranë të suksesshëm të sportit të këtij qyteti. Arben Taravari, gjatë këtij takimi tha se sa i përket të kaluarës se si është trajtuar sporti, por edhe sportistët nga ana e shtetit në nivel shtetëror, nuk ka qenë i kënaqshëm sa ka merituar dhe sa është  dashur të trajtohet. Duhet me patjetër dhe seriozisht të mendojmë për subvencionimin e sportistëve të suksesshëm këtu që i kemi, por edhe klubet t’i subvencionojmë, me mundësi që Agjencia e sportit që është, të shndërrohet në Ministri apo Drejtori, me qëllim pasjen e rolit sa më të rëndësishëm në shoqëri.
“Ne e shohim të gjithë se kemi sportistë shumë të mirë që dalin prej RMV-së, të cilët këtu lindin, këtu shkollohen vitet e para dhe shkojnë bëhen super të suksesshëm nëpër botë, pra duhet të gjejmë mënyrën se si t’i detektojmë dhe t’i nxjerrim në sipërfaqe. Natyrisht, shoqëria, Qeveria, si dhe shteti kanë për obligim që t’i katapultojmë këta njerëz dhe mandej normalisht të gjenden edhe në klubet më të mira botërore dhe normalisht ata e luajnë rolin e ambasadorëve të shqiptarëve, por edhe shtetit në përgjithësi.”, – deklaroi kandidati për president nga koalicioni “VLEN”, Arben Taravari./TVM2
Gjatë këtij takimi të kandidatit presidencial, Arben Taravari u zotua se me ardhjen në pushtet do të jenë një çështje për trajtim serioz  të Qeverisë, në të cilën pjesë përbërëse do të jetë koalicioni “Vlen”.