Taravari: Sali Murati dhe BDI të orkestruar kundër gjuhës shqipe
Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, sonte në një intervistë për TV Alsat, ka thënë se BDI po manipulon me ligjin e gjuhëve dhe përmes personave që ka instaluar në gjykatë.
Ai tha se Sali Murati është deputet i BDI-së dhe nuk është deputet i partisë turke dhe as përfaqësues i ndonjë organizate turke dhe as nuk ka ndonjë organizim politik.
“Ju garantoj se ndërlidhja e tij është me BDI-në. Nuk mund të jetë rastësi hapja e të gjithë problemeve etnike që janë në gjykatën kushtetuese në 50-60 ditët e para të Qeverisë. Kush i nxitë dhe i nisë këto iniciative. Këtu duhet të kërkojmë shkakun dhe lidhja është pikërisht mes Sali Muratit dhe BDI-së”, tha Taravari.