Taravari: Regjimi i Gruevskit ra falë ASH-së
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, mbrëmjen e sotme ka dhënë një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News24”, një televizion në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij Taravari tha se ASH është partia më e preferuar në Maqedoni për bashkëpunim. Më tej, ai theksoi se marrëdhëniet me partinë në pushtet janë korrekte, teksa vijoi duke thënë se partia Levica është ajo e cila e ka shpallur që është anti-Nato, shkruan news33.tv.
“Partia më e preferuar në Maqedoni për të bashkëpunaur është Aleanca për Shqiptarët edhe pse ne tani jemi parti opozitare. Regjimi i Grueskit e cila ishte në qeverisje deri në 2016, Aleanca ishte arsyeja që u bashkuan dhe e rrëzuan këtë regjim.
Opozita e ka për obligim të kritikojë, kurse më partinë më të madhe e cila është në opozitë kemi raporte korrekte, Kemi patur një bashkëpunim për 6 komuna për 2021. Partia Levica është anti nato, pro ruse dhe praktikisht kjo është arsye për ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin”, tha Taravari.