Taravari: Qeveria meriton 100 ditë, zgjedhjet në shtator janë të pashmangshme
Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, shprehet se edhe partia e tyre do të dëshironte zgjedhje të parakoshme sepse kryeministri i ri nuk është legjitim, ndërsa për qytetarët që votuan Alternativën, sipas tij, nuk e votuan që të bashkohet me BDI-në por të rrëzojnë atë.
“Ky është qëndrim i tyre por edhe qëndrim i jonë se duhet tëketë zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe pse konsiderojmë se duhet t’i jepet afat prej 100 ditëve. Mendoj se kjo Qeveri do të ketë krizë të legjitimitetit sepse kryeministri aktual asnjëherë nuk ka dalë në zgjedhje. BDI ndërkohë premton kryeministër të parë shqiptarë, ndërsa gënjeu për këtë. Alternativa së bashku me ne doli në zgjedhje dhe së bashku kërkuam ndryshim të BDI-së, e ato që na votuan nuk votuan që Alternativa të hyjë në koalicion me BDI-në. Veprim prej xhentelmeni do të ishte që Qeverisë t’i jepen 100 ditë. Nuk ka kohezion as në LSDM, ku ka shumë grupacione të cilat luftojnë mes vete”, thotë Arben Taravari në Utrinski Brifing.
Sipas Taravarit, diku në shtator patjetër do të mbahen zgjedhje.
Ai shton se koha do të tregojë por edhe anketat thonë se LSDM është anije që po fundoset sepse brenda partisë ka përçarje të mëdha. Taravari thotë se as BDI-së nuk i konvenojnë zgjedhje të parakohshme duke patur parasysh se në pjesët më të mëdha të qyteteve ku jetojnë shqiptarë ato i humbën zgjdhjet lokale.