Taravari prezanton një prurje të re në parti
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka prezantuar një prurje të re në parti.
“Gjithmonë kënaqësi të mirëpres në Aleancën për Shqiptarët djem të rinj dhe kuadro të shkëlqyer. Sot i urova mirësardhje Bunjamin Sulejmani, një djalë 28 vjeç nga Kondova, Komuna e Sarajit.
Bunjamini me profesion është inxhinier i energjetikës dhe kontributin e tij do ta vazhdojë në Aleancë.
Me përvojën e tij të madhe, edhe pse i ri në moshë, Bunjamini i bashkohet ASH-së për të kontribuar në të ardhmen e partisë dhe në fitoren e madhe të 8 maijit!”, ka shkruar Taravari. (INA)