Maqedoni

Taravari pret për iftar drejtuesit e koalicionit VLEN dhe deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari sot priti në takim drejtuesit e koalicionit VLEN për iftar. Në iftarin e shtruar në Gostivar, të pranishëm ishin edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari dhe Mefail Bajqinovci.

“Sonte kisha kënaqësinë të kem mysafirë në iftarin e shtruar në Gostivar, drejtuesit e koalicionit VLEN. Bashkë me ne ishin edhe miqtë tanë nga Lëvizja Vetëvendosje, deputetët Avni Dehari dhe Mefail Bajqinovci. Ju faleminderit për praninë tuaj!”, shkruan Taravari.

Sonte po ashtu në Gostivar kandidati për president, Arben Taravari bashkë me mysafirët e sotëm do të ketë takime me qytetarë.