September 19, 2024
Maqedoni

Taravari përgënjeshtron akuzat e BDI-së për borxhin

Ish kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ka demantuar akuzat e BDI-së se komuna e Gostivarit ka borxh prej 100 milion euro. Ai njofton se borxhi I komunës është 7-8 milionë euro.

“Nuk është e vërtetë se janë 100 milion, të gjitha ndërmarrjet publike në RMV, kanë 100 milion euro, d.m.th, borxhi i ndërmarrjes Komunale të Gostivarit është rreth 7 ose 8 milion euro nuk besoj se ka më shumë por edhe ato janë borxhe që janë trashëguar nga koha para se unë të vij kryetar komune. Edhe unë e lexova, por 100 milionë euro nuk ka logjik, dua të demantoj të njejtin, por ka tendenca sidomos nga BDI që të tregojnë lajme spektakulare.” theksoi Taravari.