Taravari për RTK: Vlen do ketë 6 ministra dhe kryeparlemantarin
Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut shqiptarët do të kenë 6 ministri dhe kryetarin e Kuvendit, deklaroi për RTK Arben Taravari nga koalicioni VLEN.
Siç transmeton portali lideri.mk nga Shkupi, Taravari ka thënë se VLEN do të udhëheqë ato ministri ku do të konstatohet se kanë ekspertë më të përshtatshë.
Ndryshe Taravari ka folur edhr tha pas takimit se me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, që realizuan sot udhëheqësit e koalicionit VLEN.
Ai tha se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti zakonisht kanë takime të rregullta qoftë kur ishin në opozitë, qoftë tani kur janë në fazën e formimit të qeverisë.
“Thjeshtë është një komunikim vëllazëror mes nesh. Natyrisht po bisedojmë për sfidat që i kaluam dhe për sfidat e ardhshme, çfarë mund të bëjmë ne për Kosovën dhe çfarë mund të bëjë Kosova për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Bashkërisht diskutuam për sfidat tona të ardhshme si mund ta bëjmë regjionin më stabil, më të avancuar, si mund të anëtarësohemi në NATO dhe BE bashkërisht”, tha ai.
Taravari tha se janë në rrugë të mbarë dhe se shumë shpejt do të dalin me rezultate konkrete dhe të mira për shqiptarët në përgjithësi, por edhe për shtetin dhe rajonin.
Ai shtoi se Kosovën e shohin në rrugë të mbarë dhe e dinë se sfida kryesore mbetet problemi me Serbinë dhe njohja përfundimtare e Kosovës.
“Në këtë rrugëtim shqiptarët e Maqedonisë dhe Maqedonia e Veriut do të bëjë çmos që ta ndihmojë Kosovën dhe kjo do të ishte një fitore e dyfishtë si për Kosovën edhe për rajonin. Unë mendoj se derisa Kosova nuk njihet ndërkombëtarisht do të duhej të jetë brengë e secilit shqiptar. Është e imja dhe besoj e secilit shqiptar”, tha Taravari.
Video në Link: https://www.facebook.com/share/v/auxp4Y3Y3WRLCQgR/?mibextid=KsPBc6