September 16, 2024
BallinaMaqedoni

Taravari për interpelancën ndaj Gashit: Nuk do të kalojë, por opozita ka mundësi për spektakël

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari shprehet i bindur se interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, nuk do të kalojë. Ai tha se partitë qeverisëse nuk do ta mbështesin interpelancën, duke shtuar se partitë opozitare do të kenë mundësi për spektakël.

“Nga ajo që dëgjoj, nuk besoj se do të kalojë. Partitë më të mëdha, sidomos ato që janë pjesë e qeverisë nuk do të votojnë”, tha Taravari.

Ndryshe, “E Majta” ka dorëzuar interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, pas ngjarjes me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Seanca plenare për interpelancën ndaj Gashit është caktuar për më 3 shtator.