Taravari: Nuk diskutohet se do ta fitojmë Gostivarin, po diskutohet sa e thellë do të jetë diferenca
Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Gostivarit, Arben Taravari, në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se për katër vite kanë bërë shumë projekte dhe kanë arritur shumë sukses me të cilat mund të krenohen.
“Për punët që i ka bërë ekipi i administratës ju sigurojë se shumë kemi bërë. Herën e parë ka qenë shumë më vështirë, shumë njerëz mendonin se Gostivari është një bastion i BDI-së, bashkë me Çairin dhe disa komuna tjera. Me një ekip dhe plotë njerëz që u bashkëngjitën fushatës që e quajtëm Gostivari i pari. Tani është shumë më lehtë dhe nuk ka dilema të qytetarët kush e fiton garën”, tha Taravari.
Ai tha se po diskutohet vetëm sa do të jetë diferenca, gara jonë është që ta fitojmë me raundin e parë, ndërsa e kundërshtarëve të futen në rrethinë e dytë.