Taravari: Nëse Aleanca për Shqiptarët shkon me opozitën, atëherë mposhtet BDI-ja
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në lidhje se si do të garojë partia që drejton ai në zgjedhjet parlamentare u shpreh se për këtë do të vendosin organet partiake.
“I gjithë fokusi i opinionit është te Aleanca për Shqiptarët, është për shkak se nga cila anë do shkojë ASH-ja, probaliteti është i madh që ajo palë të fitojë. Nëse Aleanca për Shqiptarët shkon me opozitën, ekzistojnë gjasa reale për ta sjellur ndryshimin dhe për ta fituar BDI-në”, tha Taravari.
Kreu i ASH-së, po ashtu theksoi se nëse partia e tij shkon me BDI-në, rezultati i partive opozitare shqiptare do të jetë i dobët dhe nëse shkon e vetme, sërish nuk mund të fitohet BDI.
“Dikush mendon se duhet të shkojmë me BDI-në, dhe të këtillët janë të paktë në numër. Po ashtu ka një sasi e konsiderueshme se duhet të garojmë vetëm, dhe ka një sasi e konsiderueshme e anëtarësisë që janë të mendimit se Aleanca për Shqiptarët duhet të provojë ndryshimin dhe të shkojë me opozitën për shkak se kështu mund të mposhtet BDI-ja”, tha Taravari duke shtuar gjatë ditëve në vijim do të dëgjohen anëtarët e kryesisë dhe Kuvendi i partisë të merr vendim se si do të garojë ASH në zgjedhje.