Maqedoni

Taravari në vendosjen e gurthemelit të Korridorit 8: Një shtet është i zhvilluar aq sa ka rrugë!

Në ceremoninë solemne ku u vendos gurthemeli i nisjes së punimeve të Korridorit 8-të, të pranishmëve me një fjalim rasti iu drejtua edhe lideri i ASH-së, njëherë kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“…*Një thënie thotë, një shtet është i zhvilluar sa ka rrugë, apo një tjetër, mbretëresha e komunikimit janë rrugët. Nisur nga këto, ky investim është shumë i rëndësishëm për rajonin, por edhe për Maqedoninë e Veriut. Mund të themi se ky projekt, korridori 8, nuk i lidh vetëm qytetet, por edhe shtetet dhe është një prej projekteve më të rëndësishme për zhvillimin e RMV-së”, tha mes tjerash Taravari.

“Uroj që sa më shpejtë ta shijojmë këtë rrugë”, shtoi ai.