BallinaMaqedoni

Taravari: Ndryshimet kushtetuese dhe anëtarësimi në BE, prioritet absolut i Qeverisë

Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, ishte në një intervistë në Zërin e Amerikës.

Taravari tha se ndryshimet kushtetuese dhe fillimi i bisedimeve me Bashkimin Evropian, janë prioritet absolut i Qeverisë. Taravari u shpreh se kryeministri me partinë e tij në pushtet kanë 58 deputetë dhe është e qartë se pa partinë e tij nuk ka ndryshime kushtetuese.

“Mickoski ka thënë publikisht dhe qartë se ai është i interesuar të fillojmë negociatat me BE-në sa më shpejt, por kërkon një kusht që Maqedonia e Veriut, të mos ketë kushtëzime tjera gjatë negociatave në vazhdim. Sepse Maqedonisë i kanë ndodhë disa kushtëzime që nga vitit 2002 kur është votuar stabilizim asocimi. Një herë u ndërrua flamuri, pastaj emri, tash kemi një kërkesa nga Bullgaria për futjen e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë. Kjo për kryeministrin nuk është problem dhe e pranon si kusht, por kërkon një garanci se ky është kushti i fundit për Maqedoninë gjatë negociatave deri në anëtarësim”, tha Taravari. Ai shtoi se në vitin 2017 kur Zoran Zaev e ndryshoi emrin dhe u futëm në NATO, e cila ishte një hap gjigant i Maqedonisë drejtë integrimeve euroatlantike, por pritshmëritë e tij ishin që menjëherë të fillojmë edhe negociatat me BE-në. Por siç tha, Taravari, në vitin 2019 kishim një kushtëzim nga Franca dhe mandej doli kushti nga Bullgaria.

Taravari: Përshtypja për USAID në RMV është pozitive

Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, gjatë intervistës së tij në Zërin e Amerikës, foli edhe për pezullimin e programeve të USAID-it nga SHBA-të që zbatoheshin edhe në vendin tonë. “Përshtypja për USAID-in në Maqedoninë e Veriut është shumë pozitive. Sa kam qenë kryetar komune në Gostivar, kemi pasur një numër të madh të projekteve që janë realizuar përmes USAID-it, kryesisht kanë qenë projekte për çerdhe dhe shkolla. Kanë qenë projekte kredibile dhe të besueshme që kanë mbështetur shumë Maqedoninë e Veriut. Por kjo që ndodhë me presidentin amerikan, nuk e di prapavijnë dhe besoj se do të ketë ndikim edhe te. USIAD ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, flas për investimet kapitale që janë bërë në arsim, por edhe në lëmi tjera në Ballkan”, tha Taravari.

Taravari: E kemi për obligim t’i bëjmë reformat në sistemin e drejtësisë

Arben Taravari kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një nga liderët e VLEN-it, ka folur rreth sistemin të drejtësisë në vendin tonë dhe besueshmërisë së ulët të qytetarëve në drejtësi. Ai tha se neve na duhen edhe reformave vendore të cilën kjo qeveri e ka për obligim dhe për detyrë që t’i bëjë. “Të gjithë ndihmat që kanë ardhur nga USAID-i kanë qenë të mirëseardhura. Por çdo shtet duhet të mbështetet në forcat e veta dhe në kapacitetet të cilat i kemi si shtet dhe besoj se kjo Qeveri ka kapacitete të tilla dhe së shpejti do të filloj me ndryshimet serioze dhe radikale në sistemin prokurorial dhe në sistemin gjyqësor”, u shpreh Taravari. Ai duke ju përgjigj akuzave të opozitës për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, tha se nuk qëndron as një fakt se Qeveria e re ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë. “Deri më tani ka vetëm investigime rreth disa ish-funksionarëve. Kemi një rast ku ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, u fut në listën e zezë nga SHBA-të, sepse ka ndërhy në Gjykatë dhe Prokurori. Praktikisht ai me intervenimin e tij ka ndikuar që të lirohet Sasho Mijallkov, ish-shefi i Shërbimeve në Maqedoni dhe një njeri që njihet shumë negativisht te shqiptarë në periudhën e Gruevskit gjatë viteve 2008-2016. Sot ky njeri është i lirë dhe shëtit lirshëm, falë ndihmës që i ka dhënë Artan Grubi. Pasi Grubi u fut në listën e zezë, Gjykata te ne ngriti një lëndë tjetër për personin në fjalë”, tha Taravari. Ai në fund shtoi se BDI është një parti që ka qenë 22 vjet në Qeveri dhe ka katër eksponentë të lartë politik në listën e zezë të SHBA-ve dhe kështu parti në Ballkan nuk ekziston që ka aq numër të madh të eksponentëve në listën e zezë të SHBA-ve.

Taravari: Investime dhe reforma në Shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, gjatë intervistës në Zërin e Amerikës, foli për reformat dhe punët pozitive në Shëndetësi. “Gjatë kësaj periudhe kemi rritur pagat e punëtorëve të Shëndetësisë, në listën pozitive kemi shtuar nëntë ilaçe të reja, kemi bërë marrëveshje kolektive në shëndetësi, investime të tjera në spitale”, tha Taravari.