Taravari mysafir i Veliajt, prezantohet platforma e parë rajonale shqiptare
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherit edhe kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkërisht me kryetarin e Komunës së Vrapçishtit dhe anëtarin e kryesisë së ASH-së, Isen Shabanin dhe me sekretarin e ASH-së në Gostivar, Valbon Limani, kanë qëndruar për vizitë pune në Tiranë me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë sonte të isha i ftuar në Tiranë së bashku me kryetarin e Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në pritjen zyrtare të kryetarit të Tiranës, z. Erijon Veliaj, të anëtarëve të këshillave bashkiak/komunal dhe të rinjve, nga komunat shqipfolëse nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë, nëntori i këtij viti, në Tiranë u festua ndryshe, ku anëtarët e këshillave komunal të qyteteve shqipfolëse, ndërtuan një vizion të ri, i cili përkon me 110 vjetorin e pavarësisë sonë kombëtare dhe 26 nëntorin, ngritja e flamurit në Tiranën”, u shpreh, kryetari Arben Taravari.
Kryetari Arben Taravari sqaroi se “ALBANAK” si platformë e parë e përbashkët rajonale do të shërbejë si mundësi për të shfqaur ide, projekte dhe aktivitete inovatore për të ngritur zërin e të rinjve, rrjetëzimin e tyre dhe sjelljen e perspektivës së re rinore.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet kanë qenë edhe kryetarët e komunave anëtare të UBSHR-së, anëtarët e këshillave bashkiak/komunal, të rinjtë nga komunat anëtare, pjesëmarrës nga Kongresi Rinor Kombëtar, personalitete publike, përfaqësues nga shoqëria civile, ambasadorë, etj.
“Me të gjithë këto personalitete të rëndësishme, kishim mundësinë të flasim e shkëmbejmë përvojat tona më të mira”, theksoi kryetari Arben Taravari.