Maqedoni

Taravari mysafir i Erion Veliajt, i pari i Tiranës e pret me nderime të larta

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari u takua në Tiranë me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në takim krahas shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme, po ashtu u bisedua edhe për mundësinë e krijimit të urave lidhëse për stimulim dhe ndërveprim të të rinjve të Tiranës dhe Gostivarit.

“Pasi Tirana këtë këtë vit është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë (Europian Youth Capital) është edhe kryeqytet i rinisë së Gostivarit”, u shpreh kryetari Taravari.

Fokus i veçantë në takim ishte dhe binjakëzimi i shkollave, sidomos atyre profesionale, politikat sociale si dhe organizimin e javës së Gostivarit në Tiranë dhe festival ushqimi në Gostivar.

Taravari në takim me kryetaren e Unionit të Bashkive Shqiptare, shoqatë që promovon të mirën e çdo qyteti shqiptar nëpër organizime, panaire dhe punëtori të ndryshme ofroi që nëpërmjet fushatës “Zgjidh Gostivarin”, edhe Gostivari të jetë pjesë e punës së tyre dhe të prmovohet më e mira e Gostivarit.