Maqedoni

Taravari: Me siguri ka presione ndaj Kastriot Rexhepit, kjo qeveri patjetër të bie

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka folur për iniciatvën për rrëzimin e Qeverisë së RMV-së.

Ai tha se kanë zëvendësim për deputetin Kastriot Rexhepi, i cili në moment të fundit ndryshoi qëndrim dhe nuk do ta mbështesë rrëzimi e Qeverisë. Taravari tha se deri në ora 07:30 çdo gjë ka qenë në rregull, ndërsa shtoi se “këto janë metodat komuniste të pushteti”.

“Me siguri ka presione, kemi biseduar në ora 07:30 me deputetin dhe çdo gjë ka qenë në rregull. Mendoj se kemi zëvendësim dhe do të ketë zgjidhje për këtë punë.”

“Nuk mund të tregoj emrat e deputetëve, pasi e dini mbrëmë ka pasur presione të hatashme. Por nuk ka ku shkon, kjo qeveri do të bie”, tha Taravari.