Taravari me argumente demanton spekulimet për vlerën e shtëpisë së tij
Arben Taravari, lideri i Aleancës për Shqiptarët, në një intervistë për numrin e fundit të javores “Fokus” flet edhe për shtëpinë në Taftalixhe, e cila sipas VMRO-DPMNE-së është shpërblimi ndaj tij për “forcimin” e qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së.
Mirëpo Taravari thekson se nuk e ka njohur bashkëpronarin e mëparshëm të kësaj shtëpie, Ismail Jahoski, i cili përndryshe është deputet i BDI-së. Në të njëjtën kohë, ai tregon se pikërisht në këtë shtëpi është rënë dakord për bashkëpunim me liderin e opozitës Hristijan Mickoski.
Taravari në mënyrë të argumentuar ka hedhur poshtë edhe lajmet e rrejshme per vlerën e shtëpisë, transmeton Lideri.mk.
“Shtëpia është vlerësuar nga 2 institucione. Një nga qyteti i Shkupit, ku kam paguar tatimin dhe vlerësohet në 190 mijë euro. Dhe është vlerësuar nga Stopanska Banka, ku kam marrë 100 mijë euro kredi. Aty e vlerësojnë 200 mijë euro”, sqaron Taravari./Lideri
Intervisten e plotë mund ta lexoni në këtë Link: https://fokus.mk/taravari-za-fokus-ne-sum-sednal-so-jahoski-da-potpisham-za-kukata-tamu-dogovaravme-koalitsija-so-mitskoski/?fbclid=IwAR2Vfpb0DOC8rVKLsOgZOfhheOdw5Nvd3LtS5kWQLMvT8kCLjvkG0VVzHPw_aem_AbysVk8oITQgEeLWamiq3SNTjh7J2U_IndlZpEfVjQISHaQIsVQoCu_w_ofa8cudBV4&mibextid=2JQ9oc