Taravari: Maqedonia e Veriut e integruar në rajon dhe Evropë
Kandidati për President, Arben Taravari, ka nxjerrë në pah dy pikat kyçe të programit të tij që synojnë integrimin e Maqedonisë së Veriut në rajon dhe në Bashkimin Evropian.
Sipas Taravarit, dalja e menjëhershme e vendit nga nisma Ballkani i Hapur dhe harmonizimi i plotë të politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian, veçanërisht në lidhje me sanksionet kundër Rusisë janë pika kryesore të integrimin në rajon dhe Evropë.
Ky vizion, siç thekson Taravari, synon të sigurojë një integrim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm të vendit në rajon dhe në nivel evropian.
“Bazuar në nenin 121 të Kushtetutës do ti propozoj Kuvendit daljen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut nga nisma Ballkani i Hapur. Do të angazhohem për harmonizimin e plotë të politikës sonë të jashtme me atë të BE-së, veçanërisht në lidhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, marrë nga programi i plotë i kandidatit për President Arben Taravari www.arbentaravari.mk