June 28, 2024
BallinaMaqedoni

Taravari: Jemi marë vesh, kush nuk do të arrijë objektivat e tij do të japë dorëheqjen

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pjesë e koalicionit VLEN nëpërmjet një statusi në Facebook ka theksuar se koalicioni VLEN do të bëhet pjesë e Qeverisë. Taravari ka numëruar 5 pika që do të fokusohet koaliconi VLEN në Qeverinë e re. Në njërën nga pikat Taravari ka shkruar se prej sot nuk do të ketë votues dhe jovotues, por nënshtetas për të cilët do të punojnë maksimalisht dhe njësoj, përcjell TV21. Ndërkaq në pikën e 5 Taravari shkruan: “Ne do të mbajmë përgjegjësinë e duhur në çdo kohë dhe sipas rregullit të brendshëm, ne kemi vendosur që secili që nuk do të arrijë objektivat e tij do të japë dorëheqjen”.