Taravari ia fik dritat Besës në Gostivar
Anëtarë dhe simpatizantë nga Dega e Lëvizjes BESA në Gostivar, nga sot i janë bashkangjitur Degës së ASH-së në këtë qytet.
Në fotografi të publikuar nga kreu i ASH-së dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari shihen 15 persona, kryetarë të nëndegëve të ndryshme, të cilët ai i ka pritur në takim. Fotografinë e përbashkët të publikuar në rrjetet sociale e kanë titulluar: “E dham Besën për fitore të ardhshme në Gostivar!”./Top24