Taravari i ashpër: Mijallkovin, kasapin e shqiptarëve e liruan këta me çiftelia
Arben Taravari në Daily Click tha se, me ndryshimin e Kodit Penal, që thotë se u ndryshua nga Krenar Lloga nën diktatin e Ali Ahmetit, u liruan Sasho Mijallkov dhe Nikola Gruevski, përcjell Tv21.
Siç i quan Taravari, patriotët me çifteli e nxorën në Hungari Nikolla Gruevskin që këtë të fundit, Taravari e quan njeriun më të ashpër dhe të keq për shqiptarët.
Ndërsa për Sasho Mijallkovin, që Taravari thotë se është kasap i shqiptarëve, thotë se Artan Grubi ndihmoi në lirimin e tij.