Taravari: Gostivari s’do të ketë më mungesë të ujit për pije
Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, sot i ka njoftuar të gjithë gostivarasit se nga vera e vitit të ardhshëm, nuk do ta ndjejnë mungesën e ujit të pijshëm.
Siç bën të ditur Taravari, pos modernizimit të rrjetit të ujësjellësit, gostivarasit, e në veçanti fshatrat Zdunjë, Debresh, Çajlë, Forinë, Çegran, Banjicë e Epërme, Banjicë e Poshtme, Turçan i Madh, Balindoll, Balindoll i Vjetër, si dhe Lagjet Tullana, Fazaneri, Blloku XXI, Bloku VIII, Blloku VII, nga viti i ardhshëm do të furnizohen pa ndërprerje me sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm, informon Zhurnal.
Taravari falenderon për mbështetjen Bankën KfW dhe miqtë tanë nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike – SECO.