BallinaMaqedoni

Taravari flet për vdekjen e vajzës 14-muajshe: Për fat të keq ajo nuk është pranuar në spital!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një paraqitje para mediave para se të mbahet aktiviteti partiak i ASh-së, është pyetur edhe për rastin e vdekjes së vajzës 14-muajshe në Klinikën e Fëmijëve.

Taravari konfirmoi se vajza edhe pse është dërguar disa herë nga prindërit në Spital, është kthyer në shtëpi, por në deklaratën në gjuhën maqedonase tha se nuk dihet nëse kjo është bërë nga padija apo për qëllime tjera të doktorëve.

Ai disa herë përsëriti se është duke pritur konstatimet e komisionit të formuar për hetimin e këtij rasti, duke shtuar “se mos presim që ai të sillet sot si gjykatës”.