September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Taravari flet për marrëveshjen me Kroacinë në fushën e shëndetësisë

Nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë.
Siç informoi ministri Arben Taravari , marrëveshja parasheh shkëmbimin e ekspertëve për shkak të ofrimit të shërbimeve të duhura gjatë trajtimit të pacientëve, bashkëpunim në fushën e zhvillimit profesional të punonjësve shëndetësorë, bashkëpunim në fushën e dhurimit dhe transplantimit të organeve..
“Poashtu me këtë marrëveshje parashihet edhe bashkëpunim për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit, bashkëpunim në lidhje me modelet e financimit të shërbimeve shëndetësore si dhe shumë lloje të bashkëpunimeve tjera që nevojiten për të siguruar një shëndet të mirë”, njoftoi ministri Taravari.