September 16, 2024
Maqedoni

Taravari emëron drejtorët në tre klinika, Rexhep Memedi zyrtarisht drejtor te Klinika për fëmijë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se ministri Arben Taravari, ditëve të fundit emëroi ushtrues detyre drejtorë në disa institucione shëndetësore publike.

Siç njoftojnë nga MSH, Ognen Kostovski është emëruar drejtor në Klinikën universitare për kirurgji digjestive, Oliver Zafirovski është emëruar drejtor në Klinikën universitare për pulmologji dhe alergologji.

Ndërsa Rexhep Memedi është emëruar drejtor në Klinikën universitare për sëmundjet e fëmijëve, kurse Sinisha Stojanoski është emëruar drejtor në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.