Maqedoni

Taravari: Edhe pse janë bë 12 vjet nga vdekja e Arben Xhaferi, humbja është e ndjeshme edhe sot

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, njëherit edhe ministër aktual i Shëndetësisë, ka kujtuar ish liderin e PDSH-së Arbër Xhaferi në 12 vjetorin e vdekjes së ti.

Taravari përmes një postimi e ka quajtur Xhaferin gjigantin e politikës shqiptare.
“Pavarsisht se kanë kaluar 12 vjet nga largimi i tij, humbja e Arben Xhaferit është e ndjeshme njësoj…
Respekte të përjetshme për mikun dhe mentorin tonë e për gjigandin e politikës që na ka lënë shumë për të mësuar e kuptuar” ka thënë Taravari.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbën Xhaferi vdiq 12 vjet më parë si pasojë e një hemorragjie cerebrale (gjakderdhje në tru).

Në vitin 2001, Xhaferi si përfaqësues i shqiptarë ishte negociator dhe nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit shqiptaro-maqedonas. Xhaferi ka lindur më 24 janar të vitit 1948 në qytetin e Tetovës.