Taravari: Do të ketë punësime të reja në shëndetësi, mungon kuadri!
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, njoftoi se do të ketë punësime të reja në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në klinika të tjera në të gjithë vendin dhe sektorët e shëndetësisë ku ka mungesë të personelit.
Ai tha se do të bëjë presion mbi Qeverinë, por edhe se do të bisedojë me Ministrinë e Financave për të siguruar mjete.
Ai tha se do të bisedojë edhe me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë për të siguruar kuadër.
Ndërsa për problemin e Onkologjisë që i mungon terapia dhe pacientët kthehen në shtëpi, drejtori i Onkologjisë tha se problemi është duke u punuar dhe shpreson që së shpejti të zgjidhet.