BallinaMaqedoni

Taravari: Derisa Fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit

“Derisa Fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit Kandidati për president i koalicionit VLEN” tha Arben Taravari nga Struga mbrëmë dërgoi porosi ndaj ish bashkë partiakëve të cilët sipas tij shkuan në vatrën e krimit dhe korrupsionit, shkruan Alsat.

Sipas Taravarit, derisa fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit. Duke folur mbi projektet për qytetin e Strugës, Taravari tha se Strugës duhet t’i kthehet krenaria duke i larguar kriminelët na udhëheqësia.

Në ndërkohë në Kërçovë, Taravari paralajmëroi kthimin e shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Këtu në Strugën e besnikërisë dhe bujarisë, në Strugën që nuk pranon devijimin e rrugëve. Këtu ku do të tregohet vendi i atyre që refuzuan të vazhdonin rrugën e idealit dhe u bashkuan në vatrën e krimit dhe korrupsionit, në vatrën e hajnisë, zhvatjes dhe në vatrën e djallit”, tha Arben Taravari, Kandidat për president, VLEN.