BallinaMaqedoni

Taravari: Deklaratat e Selës janë cinike, i uroj shëndet (Video)

Arben Taravari ka komentuar mbledhjen e Kuvendit Qendror të ASH-së, krahu i Selës, që u mbajt sot në Shkup.

Në një prononcim për gazetën LAJM, Taravari tha se bëhet fjalë për një grup të vogël njërëzish, të cilët i quajti “fraksion në ASH”.

“Vazhdoj të mendoj se janë një fraksion i vogël i ASH-së. Tashmë disa dhjetëra njerëz, shumica përkrahës të Ziadinit me të madhe i bashkangjiten Aleancës për Shqiptarët. Por, s’dua ta kamentoj. Ju uroj vetëm shëndet dhe të kenë sukses”, tha Taravari.

Deklaratat e Selës për të, Taravari i quajti cinike dhe jo të denja për një ish bashkëpunëtor.

“Mendoj se është cinike, për një bashkëpunëtor që e ka pas 8-9 vite. Por, sidoqoftë vetëm sukses të ketë”, tha Taravari për gazetën LAJM.