BallinaMaqedoni

Taravari: Asnjë Gjykatë nuk ka dhënë ndonjë vendim në favor të tyre që kanë obsesion vulat e ASH-së

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e VLEN, Arben Taravari thotë se asnjë gjykatë nuk ka marrë vendim që vulat t’i takojnë Aleancës për Shqiptarët, krahu i Selës.

“Për dikë që partia është katandisur në “Vula” kemi lajmin e vështirë për ta që asnjë Gjykatë nuk ka dhënë ndonjë vendim në favor të tyre. Ky obsesion I vulave tregon qartë se ata e shohin partinë si një copë toke që e ka ai që ka tapi e vula…absurd dhe gjynah!”, ka shkruar Taravari.

Avokati Abduli përgënjeshtron spekulimet për vulat e ASH-së: Ende s’ka vendim në Gjykatën e Tetovës

Avokati i ASH-së, Abidin Abduli përgënjeshtron lajmet në media se Gjykata ka marrur vendimin që vulat e partisë ti takojnë Ziadin Selës.

Ai thotë se vendimi ende nuk është marrë, ndërsa pala tjetër pretendon se e di vendimin.

“Ende pa u shkruajt vendimi, ende pa u shpallur në AKMIS dhe ende pa e pranuar palët, e dinë si do jetë”, thotë avokati Abduli.