Taravari: Ali Ahmeti, do të tërhiqet nga politika më shpejt se sa pritej
Ministri i Shëndetësisë dhe njëkohësisht Kryetari i partisë Alenaca për Shqiptaret, Arben Taravari, në podkastin “Biznis Muabeti“, tha se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, do të tërhiqet nga politika më shpejt se sa pritej.
“Se ky është fundi i karrierës politike të zotit Ahmeti, për këtë jam i sigurt. Zgjedhjet lokale do të jenë vula. Kurdo që të mbahen, atëherë do të jetë edhe dorëheqja e Ahmetit, nëse nuk ndodh kjo më herët”, tha Taravari
Ky koment erdhi si përgjigje ndaj pyetjes nëse pret që lideri i BDI-së të përfundojë në „listën e zezë“ të SHBA-së, gjë për të cilën ai tha se nuk do të ishte aspak i habitur, por kjo është çështje e Washingtonit.
Taravari theksoi se deri tani katër funksionarë të BDI-së janë në “listën e zezë“, ndërkohë që asnjë nga radhët e “integristëve“ nuk është dënuar.