Taravari: 9 Korriku ditë krenarie por edhe ditë trishtimi për Gostivarin tonë!
Më 9 korrik 1997 shteti e kishte të gjithë vëmendjen në Gostivar, duke na sulmuar flamurin para komunës dhe terrorit që u bë në brendi të qytetit, ku ranë edhe tre dëshmorë Nazmi Saliu, dr. Shpend Iseini dhe Milaim Dauti. Ata janë dëshmorë jo vetëm të qytetit të Gostivarit, por edhe të kombit tonë, pasi ata dhanë jetën e tyre për të mbrojtur flamurin shqipëtarë në Komunën e Gostivarit.
Për të kujtuar trimërinë dhe gjurmët që lanë për gjeneratat pasardhëse, sot kisha nderin dhe kënaqësinë që me bashkëpunëtorët e mijë të vendos lule të freskëta te vend’prehja dhe bustet e tyre në Turçan të Vogël, Forinë dhe Dobërdoll.
Falë Jush sot para Komunës tonë kemi flamurin kombëtarë që na valvitet, e para të cilit të gjithë kur kalojmë, përulemi!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ju!