Maqedoni

“Talir 1”, “Titanik” dhe “Tenderët” fillojnë nga e para, shkarkohet gjykatësi porotë

Këshilli Gjyqësor njëzëri ka shkarkuar gjykatësin porotë, Mitko Sandev, i cili ka mbushur 60 vjet. Ai ishte gjykatës porotë në rastet gjyqësore “Talir 1” dhe “Tenderët”, ku përveç funksionarëve të lartë të partisë të akuzuar për financim jolegal të partisë VMRO-DPMNE, është ngrirë edhe prona e partisë opozitare.

Alsat
Menu
Switch skin
“Talir 1”, “Titanik” dhe “Tenderët” fillojnë nga e para, shkarkohet gjykatësi porotë
A114.07.2021 327 1 minute read

Këshilli Gjyqësor njëzëri ka shkarkuar gjykatësin porotë, Mitko Sandev, i cili ka mbushur 60 vjet. Ai ishte gjykatës porotë në rastet gjyqësore “Talir 1” dhe “Tenderët”, ku përveç funksionarëve të lartë të partisë të akuzuar për financim jolegal të partisë VMRO-DPMNE, është ngrirë edhe prona e partisë opozitare.

Ai është gjykatës porotë në rastet “Titanik” dhe “Tenderët” ku të akuzuar janë ish funksionarë të VMRO-DPMNE-së si Ilija Dimovski, Elizabeta Kançeska Milevska dhe të tjerë.

VMRO-DPMNE-ja përmes kryetarit të partisë Hristijan Mickoski disa herë publikisht ka kërkuar që gjykatësi porotë vetë të tërhiqet sepse ka përmbushur obligimin ligjor prej 60 vjet, që ai më nuk mund të jetë gjykatës porotë në rastet ku është deleguar.

Për kryetarin e VMRO-DPMNE-së pengesa kyçe është prona të cilën Gjykata Penale e ka ngrirë dhe partia nuk mund të disponoj me pronën, nuk mund ta shes, ta vë në hipotekë. Mickoski ka akuzuar se kjo është dëshirë e Zoran Zaevit, që prona e partisë të mbetet peng juridik. Shkarkimi i gjykatësit porotë Mitko Sandev nënkupton se pas disa viteve gjykim, “Talir 1” dhe “Titanik” do të filloj nga e para.