Talati i JNA-së
Shkruan: Adnan Azizi
Talat Xhaferi gjithë jetën i shërbeu regjimit të Jugosllavisë, i njejti
28 vite në JNA dhe po i njejti duke u “larë e shpërlarë” nën petkun e UÇK-së me 3 muaj komandant në UÇK.
Në skenë doli pas vrasjes së komandantit të vërtetë Tahir Sinani Ish shërbëtori i JNA-së!
Sot ky “kryeministër” teknik, djalin e pa diplomuar e bëri prokuror, bëri tradhëtinë dhe shkeljen më të madhe kundër opozitës dhe shqiptarëve duke ua mohuar anëtarin e KSHZ-së!
Kjo nuk është ditë historike por mashtrim klasik historik dhe politik!
Edhe Sinan Hasani ishte kryetar i Jugosllavisë, edhe Dritan Abazovic ishte me 5% shqiptar në Mal të Zi dhe atë dy vite, edhe Vullnet Starova ishte kryetar parlamenti. Më tregoni çfar hajri panë shqiptarët nga këta shqiptarë biologjik që në ish Jugosllavi bile nuk ishin regjistruar as si shqiptarë, por si Jugoslloven!
Na reduktuan nga popull na bënë 20%, tani bëhemi popull teknik.
Falë BDI së!
MASHTRIMIT TUAJ JU KA DALË BOJA, SKA SHQIPTARË QË SI KA KUPTUAR LOJËRAT E JUAJA!