Maqedoni

Taksistat e Shkupit mund të “fërkojnë” duart, shoferët e autobusave paralajmërojnë grevë

Nga dita e hënë qyteti i Shkupit mund të bllokohet tërësisht. Transportuesit publik paralajmërojnë do të hynë në grevë. Kërkojnë nga Këshilli i Qytetit të Shkupit miratimin e subvencionimit të NQP-së për vitin 2024.

“Meqenëse njoftimi u është dërguar të gjitha palëve, gjatë ditës së sotme, gjatë ditës së nesërme edhe pse është festë e madhe fetare, këshilli i qytetit të Shkupit mund të mblidhet dhe të marrë vendim për subvencionimin e transportit publik të qytetit në vlerë prej 11 milionë euro për vitin 2024”, deklaroi Miço Stojanovski, sindikata e pavarur, duke shtuar se nëse kjo nuk ndodh, punonjësit e NQP-së e janë shumë të qartë, të hënën më 22 janar 2024 transport publik në qytetin e Shkupit nuk do të ketë”.

“Pritem deri dje që të sillet një vendim nga këshilltarët por problemi më i madh vjen nga ata, edhe vitin 2022 të njëjtët këshilltarë bënin probleme me subvencionet dhe ja edhe këtë vit vazhdojnë me të njëjtën, ne i kemi votuar ata, ky popull këtu dhe ata luajnë me ne”, tha Afrim Muça, sindikata e pavarur.

Në lidhje me paralajmërimin e sindikatës, kryetarja Danela Arsovska tha se pret përgjegjësi nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Sipas saj të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me funksionimin e rregullt, lidhur me buxhetin e Qytetit të Shkupit, i janë dorëzuar Këshillit.
Greva eventuale do të dëmtojë qytetarët shumë prej të cilëve do të jenë të detyruar të vkziten me taksi.