Takohen Kasami e Destani, ja çka biseduan
Kënaqësi të mirëpres në komunë pronarin e kompanisë “Ecolog”, filantropin z. Lazim Destani, me të cilin diskutuam mbi çështje të rëndësishme për qytetin tonë.
Në kuadër të bisedës gjatë takimit, një nga temat ishte edhe projekti i stadiumit të qytetit për të cilin janë gjetur zgjidhjet për çështjet kontestuese dhe tashmë janë hapur rrugët ligjore për realizimin e projektit.
U dakorduam që të forcojmë bashkëpunimin, në funksion të realizimit të projekteve në shërbim të qytetarëve.