Takimi Bekteshi-Liubçenko: Liberalizimi më i madh i tregtisë midis Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës do të jetë një shtysë e rëndësishme për rritjen e bashkëpunimit ekonomik
Kiev, 15.06. 2021
Sot, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pati takim pune me Zëvendës Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Ekonomisë të Ukrainës, Oleksiy Ljubçenko.
Tema e diskutimit në takimin midis Ministrit Bekteshi dhe homologut të tij Liubichenko ishte Seanca e Tretë e ardhshme e Komisionit Ndërqeveritar Maqedono-Ukrainas për Monitorimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Ukrainës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar që do të mbahet të Mërkurën më 16 Qershor në Kiev.
Ministri Bekteshi do të bashkëkryesojë këtë seancë së bashku me Zëvendës Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Bujqësisë Taras Kaçka, i cili është emëruar nga pala ukrainase.
Ministri Bekteshi theksoi se marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës karakterizohen nga mbështetja dhe respekt i ndërsjellë dhe se miqësia tradicionale midis dy vendeve është një parakusht për një bazë të qëndrueshme për bashkëpunim që shpreson të vazhdojë me një trend pozitiv në të gjitha fushat edhe në periudhën e ardhshme, me interes të veçantë në planin ekonomik.
Ministri theksoi se si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm në dy vitet e fundit, pra para pandemisë, ne arritëm t’u sigurojmë qytetarëve të të dy vendeve një regjim pa viza për qëndrim të shkurtër prej 90 ditësh, fluturim direkt Kiev-Shkup dhe anasjelltas, si dhe binjakëzimin e 7 komunave nga Maqedonia e Veriut dhe Ukrainës, që do të thotë se bashkëpunimi i përgjithshëm intensifikohet, përmes lehtësimit të marrëdhënieve të biznesit dhe kontakteve midis dy vendeve, si dhe zhvillimit të turizmit.
Në takim, Ministri Bekteshi theksoi se të dy vendet kanë prioritete të njëjta, përkatësisht strukturat Euro-Atlantike, dhe se çdo lloj mbështetje e ndërsjellë për anëtarësimin në organizatat Euro-Atlantike është e mirëpritur, e cila konfirmohet nga Plani për Konsultimet Politike të nënshkruar nga dy Ministritë e jashtme para periudhës së pandemisë.
Ministri theksoi se këtë vit, të dy vendet në kuad marrër të marëdhënieve dypalëshe, arritën të bien dakord për një liberalizim të ri sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë dhe u shpreh se shpresëon se ky liberalizim do të nënshkruhet së shpejti, pasi është një nxitje e konsiderueshme për kompanitë për të eksportuar një numër të madh të produkteve që prodhohen në vend, pa taksa doganore ose me doganë më të ulët.
Ministri dhe Zëvendës Kryeministri u dakorduan që liberalizimi i mëtejshëm i tregtisë midis dy vendeve do të jetë një nxitje e konsiderueshme për kompanitë nga të dy vendet që të mund të eksportojnë një numër të madh të produkteve, të cilat janë prodhim vendas, pa doganë ose me doganë më të ulët.