Maqedoni

Takim Sali, Arsovska dhe Taravari në Çair: Shkupi po ndryshon, radhën e ka edhe Çairi!

Sot në Çarshinë e Shkupit e prita kandidaten e pavarur për kryetare të Shkupit – me shumë gjasë kryetare e ardhshme, Danella Arsovska, dhe mikun tim nga Aleanca për Shqiptarët, kryetarin e tanishëm dhe të ardhshëm të Gostivarit, Arben Taravari, njoftoi kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bekim Sali.
“Duke i gostitur me qebapët tradicionalë, kishim mundësi edhe të bashkëbisedojmë për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Veçanërisht biseduam për mundësitë që i ofron Qyteti i Shkupit për komunat e Shkupit dhe për qytetarët tanë në këto komuna. Këto ditë do të kemi lajme edhe më të mira, edhe më konkrete. Shkupi po ndryshon. Rendin e ka edhe Çairi”, njoftoi Sali pas takimit.