Takim Rexhepi-Sali: Në burgun e Idrizovës do të ketë shërbim mjekësor gjatë 24 orëve!
Drejtori i burgut të Idrizovës, Rezhep Rexhepi është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali, për të diskutuar permiresimin e shërbimit mjekësor në këtë burg.
“Sot patëm një takim shumë të frytshëm me Ministrin e Shëndetësisë z. Bekim Sali. Diskutuam për të gjetur zgjidhje që Burgu i Idrizovës të ketë shërbim mjeksor 24 orësh. Edhe pse për këtë çështje ka ekzistuar dëshira për tu zgjedhur më herët, mjekët nuk kanë pasur dëshirë të angazhohen. Megjithatë, me ministrin Sali kemi gjetur modalitetin për të stimuluar mjekët që të angazhohen në punë në Burgun e Idrizovës. Shpresoj shumë shpejt përkujdesi mjeksor në Burgun e Idrizovës të jetë 24 orë”, njoftoi pas takimit drejtori i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi.