Takim Mexhiti-Qehaja, diskutohet ulja e çmimeve për pacientët nga Kosova
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti realizoi sot një takim dypalësh me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja. Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë në të dyja vendet dhe për mundësitë e uljes së tarifave që paguajnë qytetarët e Kosovës gjatë përdorimit të shërbimeve shëndetësore publike.
“Gjithashtu diskutuam për uljen reciproke të çmimeve të shërbimeve shëndetësore për diplomatët e kosovë në vendin tonë dhe diplomatët e Maqedonisë së Veriut në Kosovë”, njoftoi Mexhiti.