Takim Lavrov-Blinken për tensionet në Lindjen e Mesme
Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të diskutojnë për përshkallëzimin e tensioneve mes Izraelit dhe palestinezëve dhe rikthimin e respektimit të plotë të Planit të Përbashkët Global të Veprimit (JCPOA) për programin bërthamor iranian gjatë takimit të Rejkjavik, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Ryabkov, në një intervistë me RBK.
Takimi do të shënojë kontaktin e parë personal të ministrit me sekretarin amerikan të Shtetit, edhe pse ata fillimisht zhvilluan një bisedë telefonike.
“Kjo është arsyeja pse bisedimet do të kenë një axhendë të plotë, duke mbuluar çështje dypalëshe dhe ndërkombëtare. Sa për marrëdhëniet dypalëshe, ato kanë vazhduar së fundi me një tendencë në rënie, që duhet të ndërpritet”, nënvizoi Ryabkov.