Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin, Loson: Vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar
Sot, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, realizoi takim protokolar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, z.Metju Loson, në të cilin u riafirmua partneriteti i fuqishëm mes dy vendeve, me fokus në bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm në sferat kyçe të zhvillimit.
Ministri Murtezani shprehu falemnderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme politike, ekonomike dhe zhvillimore të Mbretërisë së Bashkuar ndër vite. Ai theksoi se bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar është i rëmdësishëm për përforcimin e kapaciteteve të vendit në sferat kritike, duke punuar bashkarisht me partnerët ndërkombëtarë dhe lokal që të sigurohen se këto projekte janë në përputhje me prioritetet strategjike të të dy vendeve.
Ministri Murtezani dhe ambasadori Loson diskutuan për bashkëpunimin e suksesshëm, duke përfshirë mbështetjen për për përpilimin e Planit nacional zhvillimor të Maqedonisë së Veriut dhe përpjekjet për përmirësimin e proceseve të qeverisjes publike. Bashkëbiseduesit shqyrtuan implementimin e suksesshëm të projekteve të të mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar, posaçërisht në reformat policore, gjyqsori, transparenca dhe llogaridhënia në punën e institucioneve si dhe promovimi i parimeve të barazisë në shoqëri.
Ata potencuan rëndësinë e koordinimit të donatorëve, duke nënvizuar përvojën e gjatë të Britanisë në bashkëpunimin zhvillimor si komponentë e rëndësishme gjatë harmonizimit të qëllimeve strategjike në përpjekjet e vendit mbajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, qeverisjen e mirë dhe promovimin e diversitetit dhe multikulturalizmit.
Murtezani dhe Loson u dakorduan se bashkëpunimi i ngushtë mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit zhvillimor.