Takim Gashi-Kovaçevski
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dje është takuar me kryeministrin Kovaçevski.
“U diskutua për aktualitetin politik, duke u ndalur në veçanti në implementimin e marrëveshjes politike të nënshkruar mes Alternativës dhe LSDM-së vitin e kaluar e duke i dhënë shtytje zbatimit sa më të shpejtë të kësaj marrëveshje. Në takim është biseduar edhe për mundësinë e zgjerimit të shumicës parlamentare dhe bashkërisht është konstatuar se hëpërhë nuk ka ndryshuar asgjë në pikëpamje të numrave të shumicës”, thonë nga Alternativa.