Takim Fazliu-Idrizi: Mbrojtja e gjuhës hap drejt një shoqërie të barabartë
Drejtori i Librave Amë Faton Fazliu takon Arsim Idrizin drejtorin e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve për përforcimin e bashkëpunimit
Sot, Drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu, realizoi një takim të frytshëm me Drejtorin e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, z. Arsim Idrizi, në ambientet e Inspektoratit. Gjatë takimit, siç shkruan portali lideri.mk, u diskutua me pasion mbi sfidat dhe mundësitë në zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar rëndësinë e sigurimit të aksesit të plotë për çdo qytetar që të shprehë identitetin e tij në gjuhën amtare.
Të dyja palët u dakorduan të forcojnë bashkëpunimin mes institucioneve, shkruan portali lideri.mk, duke theksuar se vetëm së bashku mund të realizojnë ndryshimet e nevojshme në mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës. Fazliu nënvizoi se çdo hap drejt mbrojtjes së gjuhës është një hap drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.