Maqedoni

Superekspertiza për “Llaskarcën” mbërriti në Gjykatën Penale

Superekspertiza për aksidentin e autobusit në fshatin Laskarcë të Shkupit, e cila e vonoi procesin gjyqësor për një kohë të gjatë, ka mbërritur sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, pak para fillimit të seancës kryesore, njoftuan nga Gjykata.

Lënda në Byronë për ekspertizë gjyqësore është dërguar për superekspertizë një vit më parë, gjë që ka qenë arsyeja që procesi gjyqësor ka ngecur pavarësisht disa urgjencave dhe afateve që gjykata i ka dhënë Byrosë për përgatitjen sa më të shpejtë të saj.

“Sot, menjëherë para fillimit të seancës kryesore për rastin me K. nr. 1407/19 lidhur me aksidentin e autobusit në afërsi të fshatit Llaskarcë lënda i është dorëzuar gjykatës me të gjitha shkresat dhe ekspertizën dhe mendimin e përgatitur nga Byroja e ekspertizës gjyqësore ku lënda para një viti është dërguar në superekspertizë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale të Shkupit.