Sulmuesit e Valon Sylës dënohen me nga 2 vjet burg
Tre sulmuesit e Valon Sylës janë dënuar me nga 2 vjet burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Vendimi është shpallur në seancën e sotme, raporton Nacionale.
Për sulmin ndaj Sylës janë dënuar Kenan Hasani, Okan Hasani dhe Lum Dervishi.
Ata e kishin sulmuar brutalisht Sylën pas disa video-ironive të tij për dhuratën Mercedës për hoxhën nga Prizreni.