Shqipëri

Sulmuesi i Berishës i gjakosur, merret me ambulancë nga selia blu

Personi që grushtoi Sali Berishën gjatë protestës u shoqërua në fillim drejt selisë blu.

Në selinë e PD-së mbërritën menjëherë forcat e policisë. Shtetasi shfaqet i gjakosur dhe disa minuta më vonë në seli ka mbërritur ambulanca, për t’i dhënë ndihmën e parë. Policia njofton se po punohet për identifikimin e autorit, sapo të mjekohet.

“Ku e ke dokumentin, kush të ka fut këtu?”/ Ja si u shoqërua agresori i Sali Berishës në protestë pasi e qëlloi me grusht

U shënua me incidente protesta e thirrur nga opozita ndërsa në Tiranë mbahet Samiti BE Ballkani Perëndimor.

Një person është shkëputur nga turma ndërsa ka qëlluar me grusht, ish kryeministrin Berisha. Situata është tensionuar, nga protestuesit të cilët kanë neutralizuar personin në fjalë.
Në videon e siguruar nga Anila Hoxha, duket që personi që qëlloi ish kryeministrin shoqërohet nga protestuesit drejt selisë së PD, nga ku mësohet se është marrë më pas nga policia.

Ku e ke dokumentin e identifikimit, ku e ke? Kush të ka fut ty me ardh këtu ?
Dhunuesi: Përbetimi që kam bo..
Po leje, ato besimet, thuj kush të ka fut ? –dëgjohet të thotë ai në video.
Top Channel