Rajon - Botë

Sulmohet një anije tregtare amerikane në Jemen, asnjë gjurmë nga ekuipazhi

Një operacion shpëtimi ka nisur për një anije tregtare që u sulmua në Detin e Kuq pranë Jemenit.

Incidenti ndodhi rreth 57 milje detare në jugperëndim të portit të Adenit në Jemenin jugor, raporton Reuters.

Një anije në pronësi të SHBA-së me flamurin e Barbados u godit nga një ent që paraqitej si “Marina e Jemenit” dhe u urdhërua të ndryshonte kursin, sipas medias së huaj.

Anija u gjet në brigjet jugore të Jemenit pranë Adenit, por mungojnë anëtarët e ekuipazhit.