Sulmohet me granatë drejtori i ”Trepçës”
Ndërmarrja metalurgjike ”Trepça” ka bërë një reagim për sulmin e mbrëmshëm të kryesuesit të tyre të Bordit, ku thotë se në këtë akt u përdor granatë dore.
Tutje nga kjo ndërmarrje thuhet se nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale, dhe me rastin janë duke u marrë Policia e Kosovës, transmeton klankosova.tv.
”Ndërmarrja ”Trepça”, njofton se mbrëmë gjatë mesnatës, u sulmua me granatë dore, Bahri Hyseni, kryesues i Bordit Mbikëqyrës së Ndërmarrjes.
Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u marrë me rastin.
Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”.