Kosovë

Sulmohet me bombë zhurmuese pika e kontrollit në Mitrovicën e Veriut, shkaktohen dëme materiale

Një bombë zhurmuese është hedhur në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës te “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicën e Veriut, në një pikë kontrolli.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm (29 qershor), ku një person ka hedhur bombën zhurmuese e më pas është larguar me automjetin e tij.

Fatmirësisht nga shpërthimi i bombës nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas mediave të Kosovës, policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, por nuk ka arritur ta ndalojë atë. Autori ka braktisur mjetin me të cilin po udhëtonte dhe është larguar, duke i shpëtuar efektivëve.